Sfida e Dizajnit 2020 | Video e profesioneve

Sfida e Dizajnit është garë e cila organizohet nga Programi ASSET i USAID-it dhe Fondacioni IPKO. Kjo garë ka për qëllim të nxisë përdorimin e pajisjeve të të teknologjisë arsimore nga nxënësit për të sjellur ide kreative dhe inovative në zgjidhjen e problemeve të ndryshme.

Në këtë vit ne kemi marre pjesë në këtë garë ne kategorinë Krijimi i videove të profesioneve.

Panelet e vlerësimit që përbëheshin nga përfaqësues të USAID, MASHT, MZHE, BONEVET, SmartBits, TOKA, IPKO Foundation, Universiteti i Prishtinës, Cacttus Education, dhe ekipit të Programit ASSET vendosën për të shpërblyer punën tonë me VEND TË PARË. Për t'i parë rezultatet vazhdoni në këtë link: Fituesit e "Sfida e Dizajnit 2020

Tematikë e kësaj gare ishte krijimi i videove të karrierës-profesioneve. Klubi ynë zgjodhi që në garë të merrte pjesë me profesionin e arkitekturës dhe me së miri pëshkroi se çka konkretisht ngërthen në vete ky profesion! Falënderojmë të gjithë nxënësit që punuan në këtë projekt dhe të gjithë ata që na mbështesin! Kështu pra edhe një herë dëshmohet suksesi i klubit dhe puna e palodhshme që bënë.



Ekipi realizues

Nxënësit:
Adea Rexhepi - XI-10
Agnesa Rrahmani - XII-6
Andi Neziri - XI-9
Edona Salihu - XI-9
Elton Shkodra - XII-10
Enisa Izeti - XII-10
Lorik Krasniqi - XI-15
Rinesa Ahmeti - XI-12
Edona Krasniqi - mentore (profesoreshë e lëndës së TIK-ut)

Fituesit e Sifidës